Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic thotë se e mbështet propozimin e Aleksandar Vucicit i cili, duke folur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë s’angazhohet për ndarje me shqiptarët.
“Sepse unë për këtë angazhohem kaherë, kjo është zgjidhja e vetme e mundshme”, ka thënë Daçiq për gazetën “Kurir”.
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë të enjten se angazhohet për ndarje me shqiptarët dhe se kjo është politika të cilën e përfaqëson, transmeton gazetametro.net.
“Po, kemi një territor për të cilin nuk dihet se si kush e trajton dhe kujt çka i takon – ky është gjithmonë burim i problemeve dhe konflikteve potenciale”, ka shpjeguar Vucic.
Ai ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e jo e thjeshtë, as e thjeshtësuar, si e mendojnë disa./gazetametro.net