Loading…

Dacic nga Athina: Ma konfirmuan të gjithë këtu, Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet

  • 21/10/2021 | 17:22

Dacic nga Athina: Ma konfirmuan të gjithë këtu, Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, shfrytëzoi vizitën e tij në Athinë dhe në takime me përfaqësues të shumtë politik dhe të shoqërisë greke dhe sipas tij asnjëri nuk kanë mëdyshje për mos njohjen e Kosovës shtet. Dacic theksoi edhe ish kryeministrin grek Alexis Tsipras dhe Kryepeshkopin e Athinës Jeronimos, transmeton Gazeta Metro.


Ish shefin e diplomacisë serbe e tani krye parlamentarin Dacic e pritën në Athinë së pari homologu i tij Konstantinos Tasoulas, Kryepeshkopi i Athinës Jeronimos dhe tani shefin e opozitës e dikur kryeministrin grek, Alexis Tsipras, të cilët ja kanë konfirmuar që Greqia nuk do të njohë “pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës”.

“Si përfaqësuesit e qeverisë, përkatësisht kryetari i parlamentit, shefi i opozitës, kryepeshkopi, të gjith% njësoj e thonë, se Greqia nuk do të njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Ne na takon që ta mbajmë këtë temë aktive në vazhdimësi, përkatësisht të shtrojmë këtë lloj pyetje pasi për ne është me rëndësi të veçantë” ka thënë Dacic.

Kryetari i parlamentit serb po merr pjesë në konferencën e kryeparlamentarëve në organizmit të Këshillit të Europës në Athinë, theksoi peshën e figurës e kryepeshkopit të Athinës, Jeronimos, jo vetëm në qarqet religjioze por edhe në shoqërinë greke në përgjithësi.

“Në bisedën e hapur me kryepeshkopin Jeronim ai më tha se e konsideron Fushën e Kosovës, siç e quajnë Kosovën e Metohinë në Greqi, të rëndësishme për serbët sa është Akropoli për Grekët” tha Dacic.

Ai ju kthye edhe takimit me shefin e opozitës greke Tsipras, për të cilin tha se është mik i madh i tij dhe i presidentit serb Vucic duke theksuar se me të kishin marrëdhënie të mirë sa ishte ai kryeministër.

Në opinionin kishte pritje të mëdha se Greqia ishte shteti nga pesë të BE’ë që nuk e njohin se do të pajtohej ta njihte Kosovën. Kishte vizitë të kryediplomatit grek në Kosovë dhe spekulime të shumta si në Kosovë, që në Serbi me shqetësim të madh e adresonin në publik këtë çështje zyrtarët serb.

Spekulimet janë shuar tanimë në Kosovë madje ka edhe raporte se kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka anuluar një takim të caktuar në New York me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në sfond të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.

Presidenti serb Vucic ishte krenuar para publikut serb se në samitin e fundit të BE’së për Ballkanin Perëndimor do t’i kërkoj garanci kryeministrit grek Mitsotakis e nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Greqia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë