Loading…

Dacic nuk habit: Shqiptarët po duan t’i dëbojnë tërë popullin serb nga Kosova

  • 14/10/2019 | 18:53

Dacic nuk habit: Shqiptarët po duan t’i dëbojnë tërë popullin serb nga Kosova

Për helmimin e zyrtarëve të KQZ’së, ka folur me një gjuhë kërcënuese dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, duke thënë se shqiptarët po duan ti dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet, transmeton Gazeta Metro.


Shefi i diplomacisë serbe tha për ‘Tanjug” se “manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet”.

“A thua emisarët e shumtë ndërkombëtarë që do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd, do të qëllojnë me grusht mbi tavolinë dhe të vendosin rend te politikanët e Prishtinës, që përfundimisht të ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme ndaj popullit serb? Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet më vonë”, tha Dacic.

Ai tha se “ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë seriozisht paralajmërimin e presidentit serb Aleksandar Vucic se jemi afër një problemi dhe kërcënimi të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thënë sot se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, dhe se çdo përpjekje për të “shfuqizuar” Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, veçanërisht në lidhje me përpjekjen e shqiptarëve për të marrë një vendim për shfuqizimin e Listës Serbe”.

Vucic tha se Lista Serbe mori 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhje.

“Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre”, tha Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë