Loading…

Dacic nuk ndalet: Serbia do të vazhdon lobimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

  • 14/08/2019 | 12:21

Dacic nuk ndalet: Serbia do të vazhdon lobimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se nuk do të ndalet në fushatën e tij për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës ,shkruan Gazeta Metro.


Dacic përkundër faktit të thirrjeve të vendeve të QUINT’it për ndaljen e kësaj fushate, ka thënë se kjo thirrje dëshmon se  “e vërteta dhemb”.

“Pretendonin se tërheqja e njohjeve nuk është e vërtetë. Përnjëherë, u bë kusht që Prishtina t’i heqë taksat, e Serbia të ndërpresë me fushatën për tërheqje të pavarësisë. Kjo do të thotë se po dhemb, do të thotë se është e vërtetë”, ka thënë Dacic në TV Pink.

Sipas tij, kjo thirrje e QUINT’it ndaj Serbisë dhe Kosovës është për një marrëveshje sipas dëshirave të tyre mes dy vendeve, po ashtu ai thotë se këto vende duan Kosovën si anëtare në OKB dhe ta njohin sa më tepër vende.

“Kjo është dëshira e tyre, që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare dhe ta njohin sa më tepër shtete, ndërsa Serbia të mos ketë asnjë rol në këtë, dhe duhet ta përshëndesë gjithë këtë”, ka thënë Dacic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë