Loading…

Dacic pret ministrin gjerman Altmaier: Marrëdhëniet serbo-gjermane kurrë më mirë

  • 22/10/2019 | 18:31

Dacic pret ministrin gjerman Altmaier: Marrëdhëniet serbo-gjermane kurrë më mirë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, e priti Ministrin për Ekonomi dhe Energjetikë të Qeverisë gjermane, Peter Altmaier, ku së bashku konstatuat se marrëdhëniet serbo-gjermane viteve fundit janë përmirësuar shkëlqyeshëm, si dhe ka kushte që të përmirësohen edhe më tej, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë bisedës u vlerësua se shtysë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve është edhe marrëdhënia shumë e mirë mes Presidentit Vucic dhe Kancelares Merkel, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Dacic e theksoi se marrëdhëniet me Gjermaninë janë prioritet si në rrafshin politik dhe atë ekonomik. Sa i përket segmentit ekonomik të marrëdhënieve, shefi i diplomacisë serbe e theksoi posaçërisht faktin se ministri Altmair në vizitë në Serbi erdhi në përcjellje të një delegacioni të madh ndërmarrësish, me synim që subjektet ekonomike të dy vendeve të bisedojnë për masa konkrete për përmirësim të bashkëpunimit.

Altmair shprehu kënaqësi të madhe se po viziton Serbinë me këtë delegacion të madh dhe beson se vizita e tij do të japë rezultate konkrete në forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes Serbisë dhe Gjermanisë.

Sa i përket sektorit politik Ministri gjerman Altmaier tha se ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, do të vizitojë Serbinë.

Gjatë bisedës u këmbyen edhe mendime rreth mundësive të ri nisjes së dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe situatës rajonale në përgjithësi njofton ministria e jashtme serbe.

Altmaier do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic sot pasdite./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë