Loading…

Dacic servili i bë lajka Kinës: Ju nuk ju frikësuat bombave të NATO’s, ne nuk i frikësohemi koronavirusit

  • 26/02/2020 | 22:52

Dacic servili i bë lajka Kinës: Ju nuk ju frikësuat bombave të NATO’s, ne nuk i frikësohemi koronavirusit

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, më në fund udhëtoi në Kinë dhe me lajka po provon të joshë kinezët. Ai u takua me këshilltarin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës  Vang Jiem ku ngriti në qiell përkushtimin dhe punën e palodhshme të Kinës në luftimin e epidemisë së korona virusit, kjo pasi u zu duke i injoruar Kinën para një jave prej frikës së infektimit, transmeton Gazeta Metro.


Dacic tha se Serbia bashkë ndjenë vuajtjet e Kinës dhe e brengosur po përcjellë lajmet për sakrificat e popullit kinez në luftën kundër “një armiku të padukshëm por të fuqishëm. Me admirim i shikojmë përpjekjet mbinjerëzore dhe masat pa precedent në gjithë botën me qëllim të ndalimit të përhapjes së virusit, jo vetëm në Kinë, por edhe jashtë vendit tuaj për të cilën e gjithë bota duhet të shohë me respekt të thellë” tha Dacic.

Ai vazhdoi duke thënë se Serbia është vend i vogël por nuk i lë në baltë dhe për këtë arsye tregon solidaritet dhe Serbia me mundësitë e veta Serbia dërgon ndihmë Kinës në rrafshin e pajisjeve shëndetësore javëve të ardhshme.

“Ju nuk ju frikësuat bombave të NATO’s kur bombardohej Serbia, diplomatët e juaj ranë viktimë e bombave që ishin drejtuar për serbët, për këtë arsye vizita ime tregon se nuk i frikësohemi virusit”.

Ai shtoi se në Serbi është thënia se në “vuajtje del heroi” e shtoi se në vuajtje njihen edhe miqtë e për këtë arsye është edhe në Kinë e njoftoi se presidenti serb Vucic do të jetë me 15 prill po ashtu në samitin e Kinës dhe vendeve të Europës së qendrore dhe lindore.

Dacic ishte ankuar para një jave siç kishin raportuar disa media serbe pikërisht për këtë udhëtim kur kishte thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për udhëtimin në Kinë, duke pasur parasysh ndalimin e fluturimeve drejt atij vendi, por çështja më e vështirë ishte se si të kthehej nga Kina, duke ditur se periudha e karantinës zgjatë 14 ditë./gazetametro.net

Kina zemërohet me Dacic, kishte bërë deklarata poshtëruese me epideminë e korona virusit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë