Ministri i jashtëm i serbisë, Ivica Dacic, paralajmëroi sot se sipas disa informacioneve të sigurisë së shtetit të Serbisë, diaspora shqiptare është duke planifikuar marrjen e një prej ambasadave diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë, si rrjedhojë e arrestimit të Ramush Haradinaj’t, transmeton gazetametro.net.
“Kjo tregon se politikanët shqiptarë janë të gatshëm për terrorizëm”, tha Dacic.
Sipas tij, deklarata e ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tregon se thelbi i politikës shqiptare është lejimi i krimeve kundër serbëve si dhe dialogu është vetëm një arsyje për promovimin e pavarësisë së Kosovës.
Serbia, theksoi ai është e gatshme për një dialog konstruktiv por nuk lejon që t’a përulë askush apo edhe t’a kushtëzojë.
Dacic thotë se për këto burime e kanë informuar policinë dhe shërbimet e sigurisë të këtyre vendeve si dhe të gjitha këto vende të “kërcënuara” janë në mbrojtje të vazhdueshme.
“Serbia nuk do të heqë dorë nga përndjekja e Haradinaj’t dhe as të gjithë atyre që kanë kryer krime të luftës kundër popullit serb”.
Në anën tjetër, ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati njoftoi se pas arrestimit të Ramush Haradinaj’t, duhet të rishikohet dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë “Pas gjashtë viteve të dialogut, Serbia ende e ka dëshirën e kthimit të Kosovës kështu duke vënë në pikëpyetje edhe funksionalizimin e shtetit më të ri të Evropës.” /gazetametro.net