Loading…
Dacic ‘tërheq vërejtjen’: Serbia do t’i mbrojë serbët në rast sulmi
  • 15/03/2019 | 15:27

Dacic ‘tërheq vërejtjen’: Serbia do t’i mbrojë serbët në rast sulmi

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka deklaruar sot në Beograd se Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë nëse ndodh sulm i armatosur mbi ta dhe ka shtuar se këtë askush nuk mund t’ia ndalojë.

“Nëse KFOR-i nuk ua garanton sigurinë serbëve, gjë që e ka për obligim, dhe nëse ndodh ndonjë sulm i armatosur mbi serbët (në Kosovë) Serbia do t’i mbrojë serbtë. Këtë askush nuk mund të na e ndalojë, sepse atëherë rezoluta 1244 e OKB-së nuk është në fuqi”, ka thënë Dacic në konferencën për shtyp pas takimit me homologun e tij nga Grenada, Richard Pete David.

Dacic ka thënë se ky nuk është kërcënim, por tërheqje e vërejtjes pushtetit të Kosovës që të mos luajnë me zjarr.

Ai ka thënë se forcimit të pozicionit të Serbisë rreth Kosovës i kanë kontribuar më së shumti veprimet e politikanëve të Prishtinës, të cilët sipas tij, po punojnë në dëmin e tyre, transmeton “Danas”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë