Loading…
Dacic thotë se edhe një vend e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës
  • 17/08/2019 | 10:54

Dacic thotë se edhe një vend e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Kreu i Diplomacisë Serbe, Ivica Dacic, thotë se edhe një vend ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, emrin e së cilës, po pretendon ta zbulojë javën tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Sipas Dacic, deri tashmë Kosovës i kanë mbetur më pak se 100 vende që ia njohin pavarësinë, të paktën kështu po thotë ai në një intervistë për RTS.

“Presidenti Vucic më tha që të mos deklaroj shumë rreth kësaj deri javën tjetër, për arsye se nuk duam të dukemi sikur jemi kundër kërkesavë të shkruara në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT’it”, ka thënë Dacic.

Tutje, Dacic ka folur edhe rreth vendimit të Maqedonisë së Veriut për të liruar ish-Ushtarin e UÇK’së, Tomor Morina, i cili u arrestua javë më parë me urdhër të Serbisë.

“Maqedonia e Veriut ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Pse atëherë nuk e respektojnë listën e të dëshiruarve nga kjo organiztë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Dacic deklarohet për tërheqje të njohjes ndaj Kosovës nga disa vende, ndërsa mbetet të shihet javëve në vazhdim nëse kjo që po thotë është e vërtetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë