Loading…
Dacic thotë se Eliot Engel merr miliona prej shqiptarëve
  • 12/02/2019 | 18:19

Dacic thotë se Eliot Engel merr miliona prej shqiptarëve

Dcic beson se SHBA’ja do të mbështesë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, beson se SHBA-ja do të mbështesë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, dhe se tani është një moment i favorshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai, për mediat në Serbia tha se është kundër vazhdimit të dialogut derisa të mos hiqet taksa ndaj mallrave serbe, e vendosur nga vitin e kaluar.

I pyetur për idenë e ndryshimit të kufijve dhe se e kujt ishte ideja për një gjë të tillë, Serbisë apo SHBA-së, Daçiq tha se nuk kishte sinjal nga SHBA, përcjell ksp.

“Nuk mund të thuhet se Amerika është në favor të këtij parimi”, tha ai.

Ndërsa Dacic ka përmendur, Elliot Engel, i cili sipas tij “është një lobist që merr miliona nga shqiptarët, dhe ne nuk mund të presim nga ai që të ndryshojë pozicion”, ka thënë kreu i diplomacisë serbe për Tv Happy./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë