Loading…
Dacic tregon propozimin zyrtar të Serbisë për bisedimet me Kosovën në Bruskel
  • 19/02/2019 | 13:08

Dacic tregon propozimin zyrtar të Serbisë për bisedimet me Kosovën në Bruskel

Përkufizimi apo “Razgraničenje” është propozimi zyrtar i diplomacisë serbe që do t’i prezantohet delegacionit kosovarë në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.


Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic është ndalur të flas para gazetarëve lidhur me çështjen e Kosovës, i cili shkurt ka thënë “që bisedimet për kufizimin e kufirit me Kosovën është pozicioni zyrtar i Qeverisë së Serbisë që mendon me këtë të zgjidh problemin e Kosovës. Kjo është oferta e jonë zyrtare”, ka thënë Dacic për Kurir.rs, transmeton Gazeta Metro.

Sa i përket kësaj ideje, Dacic shton se ky skenar për zgjidhjen përfundimtare me Kosovën është propozuar nga Presidenti serb, Aleksandar Vucic dhe për këtë ide do të diskutohet seriozisht në Bruksel.

“Kur kemi filluar të negociojmë me Prishtinën, kanë ekzistuar vetëm dy opsione 1) ose Kosova autonomi, 2)ose Kosova e pavarur. Përkufizimi është një ide kompromisi”, ka thënë Dacic duke aluduar se ide tjera do të jenë të pranueshme gjatë zhvillimeve të bisedimeve në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.

“Ndoshta ka edhe ide të tjera, mbi të cilat mund të arrihet kompromis me Kosovën”, ka shtuar Dacic duke bërë me dije se janë të hapur për skenare dhe variante të reja.

Ai thotë se çdo marrëveshje me Kosovën është e mundshme nëse pajtohen të dy palët, sikurse Prishtina ashtu edhe Beogradi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë