Loading…

Dacici vazhdon ëndërrat për Kosovën: Biseda Merkel – Trump është në favor të Serbisë

  • 30/08/2018 | 23:23

Dacici vazhdon ëndërrat për Kosovën: Biseda Merkel – Trump është në favor të Serbisë

Fakti se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë biseduar për Kosovën dhe i kanë dhënë përkrahje bisedimeve që shpien në zgjidhjen e kësaj çështjeje, është një ndryshim dhe dëshmi se kanë ndërruar gjërat, dhe ato, në favor të Serbisë, ka thënë për gazetën “blic” të Beogradit ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic duke komentuar bisedën e dy politikanëve më të fuqishëm në botë.


“Ky është ndryshim i madh dhe dëshminë se gjërat kanë ndërruar. Megjithatë, luftë e vështirë është para nesh dhe tek ata te të cilët duhet të ndikojmë edhe më të tej, më kryesorja është Gjermania”, ka thënë ai.

“Kosova e ka humbur përkrahjen e të mëdhenjve, nuk ka më qëndrim se çdo gjë është e zgjidhur. Ata assesi të kuptojnë, prandaj aq tragjikisht i marrin këto deklarata nga bota e edhe tërheqjen e njohjeve”, ka përfunduar Dacici, transmeton Koha.net.

Trump e Merkel kanë biseduar me telefon për situatën në Ballkanin Perëndimor në fillim të kësaj jave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë