Loading…

Dacicin e pyesin për Albin Kurtin: Kam menduar se s’ka më keq se Haradinaj

  • 26/10/2019 | 21:53

Dacicin e pyesin për Albin Kurtin: Kam menduar se s’ka më keq se Haradinaj

Shefi i Diplomacisë Serbe, Ivica Dacic, ka folur për Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e quajtur atë edhe ‘më të keq’, se ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.


Në një deklaratë para gazetarëve serb, ka folur rreth fituesit të zgjedhjeve të 8 tetorit në Kosovë, me gjasë Kryeministrit të ardhshëm të Qeverisë.

“Kam menduar që s’ka më të keq se Haradinaj, por mund të ketë”, ka thënë Dacic, përgjigjur në pyetjen se çfarë mendon për Albin Kurtin.

Tutje, Dacic ka dhënë edhe disa deklarata skandaloze, sa i përket gjendjet politike në Kosovë, duke thënë se pavarësia e këtij vendi ka vdekur.

“Nuk bëj shaka, me të vërtet them se disponimi është i tillë. Nuk do ta tërhiqnin ata kandidaturën për Interpol sikur situata të mos ishte e tillë”, tha ai.

Ministri Serb shkoi edhe më larg, kur deklaroi se një gjë e tillë, po bën që ‘atyre në Kosovë t’u bie të fikët’.

Sidoqoftë, Dacic është i njohur për qëndrimin e tij kundër Kosovës, madje këtë përpiqet ta përcjellë në çdo vizitë që e bën, duke lobuar kështu kundër shtetit kosovar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë