Samiti ndërkombëtar i Organizatës së Frankofonisë në Madagaskar i cili do të mbahet nga data 22 deri më 26 nëntor është duke u pritur me interes nga shumë media, sidomos ato në Serbi.
Në mesin e 80 delegacioneve nga vendet anëtare dhe vëzhguese, aty pjesëmarrës do të jetë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq por edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Madagaskari, si mikpritës i samitit ende se ka njohur Kosovën, e mediat në Serbi shkruajnë se Ivica Daçiq do të bëjë përpjekje për të penguar njohje të reja të Kosovës.
Në këtë samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrje e presidentit të Francës, François Hollande./gazetametro.net