Loading…

ITU nuk e ka njohur Kosovën si shtet

  • 18/11/2016 | 21:03

ITU nuk e ka njohur Kosovën si shtet

Mënyra se si është zgjidhur çështja e pronave serbe në Kosovë është me rëndësi jetike, sepse ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura me Kosovën, ka thënë Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Daçiq më tej ka thënë se i kanë rezistuar ultimatumeve të Prishtinës, transmeton Koha.net.

“Kjo marrëveshje ka treguar se të gjithë shantazhet dhe ultimatumet të cilat pala prishtinase i bëri për më shumë se dy vjet. Kështu do të rrëzohen të gjitha shantazhet për formimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se Marrëveshja për Kodin Telefonik ka treguar se Qeveria e Serbisë e ruan pasurinë e saj dhe interesat kombëtar, duke shtuar edhe diçka tjetër në relacionet me Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikimit (ITU-në).

“ITU nuk e ka njohur Kosovën si shtet, as që do ta pranojë anëtarësimin”, ka shtuar Daçiq në një deklarim për mediet serbe.

Kurse Edita Tahiri sonte nga Brukseli ka thënë se Kosova shpejt do të bëhet pjesë e ITU-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë