Loading…

Daçiq me diplomaci për të parandaluar njohjet e Kosovës

  • 23/11/2016 | 20:47

Daçiq me diplomaci për të parandaluar njohjet e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ka filluar veprimtarinë vendimtare diplomatike për të parandaluar njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Mediat serbe, njoftojnë se Daçiq ka zhvilluar një seri takimesh bilaterale në nivel të lartë në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, ku po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë, transmeton KP.

Daçiq theksoi se aktivitetin kryesor të tij në Samit është duke e orientuar në takime bilaterale me përfaqësuesit e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që mos të ketë ndryshim të pozicionit të tyre, por edhe siç tha ai, do të ketë takime edhe me përfaqësues të vendeve ku është e mundur për të ndryshuar pozicion në drejtim të kundërt.

Duke vënë në dukje se në Samitin e Frankofonisë, po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe pritet ardhja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i jashtëm serb ka thënë se “ata kanë shpresa të mëdha me zhvillimin e takimeve me një numër të madh të vendeve që nuk janë njohur Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë