Loading…

Daçiq s’i ka shumë të qarta raporte BE – Kosovë

  • 29/11/2016 | 22:31

Daçiq s’i ka  shumë të qarta raporte BE – Kosovë

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, sot në Varshavë, në konferencën vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, ka bërë shumë pyetje dhe akuza ndaj Bashkimit Europian rreth dhe për Kosovën.

“A mendoni se Serbia do ta njohë Kosovën pa e njohur të gjitha vendet e BE –së?”, ka pyetur ai.

Ai, siç njofton FoNet, e ka shtruar pyetjen a është nënshkruar njësoj Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Kosovën siç është bërë me vendet tjera që e kanë nënshkruar MSA-në?

A janë “shënjuar” përfaqësuesit e Kosovës me fusnotë në takime? A e respektoni neutralitetin e statusit? Po flisni për Kosovën si për shtet të pavarur e ne nuk pajtohemi me këtë. A ratifikohet MSA-ja me Kosovën në parlamentet kombëtare apo vetëm në parlamentin Europian? Si mund të flisni për Kosovën si shtet?

A mendoni se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse të gjitha vendet anëtare s’e kanë bërë? Nga ne po kërkoni t’ju bashkohemi vendimeve të BE-së që nuk janë përputhje me interesat tanë kombëtarë.

Daçiq ka përkujtuar se Serbia zhvillon dialog me Kosovën, konstruktiv ka thënë, por kjo, ka theksuar, nuk do të thotë se Kosova është shtet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë