Organizata terroriste ISIS mund të ndërtojë një bazë në Europë, nëse do të detyrohet që të largohet nga Lindja e Mesme si pasojë e sulmeve nga SHBA’ja dhe Rusia, shkruan gazeta britanike Daily Mail.
Shteti ballkanik i Bosnjës e Hercegovinës është caktuar si vend ideal për tu zhvendosur terroristët e Shtetit Islamik, thotë aktivisti politik Djevad Galijasevic, transmeton gazetametro.net
Sipas tij, vendi që kufizohet me Kroacinë, Serbinë e Malin e Zi mund të bëhet vend prej nga xhihadistët do ta shpërndanin ideologjinë e tyre.
“Infrastruktura islamike ka qenë e pranishme në Bosnjë në tri dekadat e fundit. Nuk ka asnjë pengesë që ajo të zhvillohet më tutje. Secili mund të blejë një armë në Bosnjë. Madje, disa terroristë kanë në pronësi edhe bankat e tyre”, thotë Galijasevic për Sputnik.
Ndërkohë, Milan Pasanski thotë se periferia e Europës, gjegjësisht vendet si Kosova, Sanxhaku në Serbi mund të bëhen gjithashtu vende strehimi për terroristët. /gazetametro.net