Loading…

Dajaku në LDK ishte edhe më serioz: Ky ishte momenti kur krisin karriget dhe grushtet

  • 17/06/2019 | 13:33

Dajaku në LDK ishte edhe më serioz: Ky ishte momenti kur krisin karriget dhe grushtet

Dje gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të nëndegës në Mat, e njohur si Dega e Tretë e presidentit Ibrahim Rugova, në shkollën “Mitrush Kuteli”, delegatët janë rrahur mes veti, shkruan Gazeta Metro.

Rrahja mes delegatëve në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së nuk ka shpëtuar pa të arrestuar.

Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit, policia ka shoqëruar kandidatin për kryetar të nëndegës me iniciale R.G. dhe ish- nënkryetarin Avdullah Krasniqi.

Për këto përleshje kryetari i zgjedhur i nëndegës së Matit, Sherif Vrajolli fajëson ish-kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashin. Sipas tij, ai nuk punon për partinë, por për interesa personale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë