Loading…

Dajë e nip rroken për zgjedhje (Foto)

  • 20/05/2017 | 17:46

Dajë e nip rroken për zgjedhje (Foto)

Gani Koci i PDK’së, dhe njëri nga ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, ka pasur një polemikë, me Frashër Krasniqin, i akuzuar për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës.

E veçanta e këtyre replikave në mes të Kocit dhe Krasniqit, përveç gjuhës së ashpër që përdorin në komunikm, ata janë dajë e nip. Nëna e Krasniqit, është motra e Kocit, shkruan gazetametro.net.

Debati i tyre ka ardhur, pasi Krasniqi ka publikuar një status në Facebook, ku shkruan se “Gani Koci i PDK’së paska kërkuar me e gjetë një ilaq për zhdukjen e Vetëvendosje’s. S’kanë faj, vetëm ndonjë ilaq për zhdukje se përndryshe s’kanë qysh me na ndal prej fitores!”.

Në anën tjetër, Koci e ka marrë këtë status të nipit të tij, dhe bashkë me të ja ka bashkangjitur edhe reagimin e vet, ku i jep përgjigje Krasniqit.

Koci duke e paraqitur vetën si dajë të Krasniqit, thotë: “Daja Gani ka kërkuar dhe kërkon zhdukjen e farës së keqe në Vetëvendosje, që e kanë me bollëk, dhe çdo farë tjetër të keqe kudo që është në Kosovë! 11 qershori do të jet ilaqi!!! Do e shihni!”.

Krasniqi, garon për deputet, i nominuar nga Vetëvendosje, bashkë edhe me tre bashkëaktivistët që akuzohen se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës, me zolë, gjatë verës së kaluar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë