Loading…

Daka: S’e lashë unë Kurtin jashtë liste, e la aktgjykimi i Kushtetueses

  • 26/10/2021 | 22:16

Daka: S’e lashë unë Kurtin jashtë liste, e la aktgjykimi i Kushtetueses

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se për zgjedhjet e 14 shkurtit nuk e ka lënë ajo jashtë listës kryeministrin Albin Kurti, por aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk e lashë unë jashtë listës kryeministrin, e la aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe është shumë interesant se askush nuk është marrë me Gjykatën Kushtetuese por të gjithë janë marrë me Valdete Dakën, sepse tek e fundit Gjykata Kushtetuese është ajo e cila e mori një aktgjykim të tillë dhe e obligoi KQZ-në që të mos i certifikojë kandidatët të cilët në tre vjetët e fundit kanë një aktgjykim të plotfuqishëm për një vepër penale”, ka thënë Daka në Rubikon.

“Pra nuk ishte Vldete Daka ajo që në krye në veti vendosi këtë”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq për procesin e shkarkimit Daka theksoi se asnjëherë nuk i kishte ndodhur që ndonjë president t’i kërkonte rishqyrtim të vendimeve, sipas saj, siç ka bërë Osmani.

“Pesë presidentë kanë qenë derisa unë e kam udhëheq KQZ-në dhe asnjëherë asnjë president, nuk ka kërku nga unë rishqyrtim të ndonjë vendimi me një komunikim të tillë”, ka shtuar ish-kryetarja e KQZ-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë