Loading…

Daka: Skënderaj nuk shkon në zgjedhje

  • 15/11/2016 | 17:52

Daka: Skënderaj nuk shkon në zgjedhje

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Dakaj ka thënë se komuna e Skënderajt nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, edhe pse kryetarit aktual Sami Lushtaku i është konfirmuar dënimi prej shtatë vitesh burg nga Gjykata e Apelit.

Sipas ligjeve në fuqi, nëse një kryetar komune dënohet nga gjykata me më shumë se gjashtë muaj burg, komuna e caktuar shkon në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri.

“Jo nuk do të ketë zgjedhje në Skenderaj pasi që aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm”, ka thënë shkurt Daka, raporton Telegrafi.

Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Lushtakun për veprën penale vrasje ku ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me 12 vite burg.

Kështu gjykata i hoqi 12 vjet burg Lushtakut, por e dënoi me 7 të tjera për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë