Loading…

Dakaj ‘zbulon’ se si po bëhen dallaveret me biletat: Komenti i tij fshihet pastaj nga ‘tiks.app’

  • 12/11/2019 | 21:15

Dakaj ‘zbulon’ se si po bëhen dallaveret me biletat: Komenti i tij fshihet pastaj nga ‘tiks.app’

Sot(e martë) ishte paraparë që të fillon shitja e biletave për ndeshjen e 17 nëntorit të Kosovës ndaj Anglisë, transmeton Gazeta Metro.


Sot, nga ora 16:00 ishte e paraparë që të fillon shitja e biletave, por kjo nuk ka ndodhur. Uebfaqja e kompanisë që përkujdeset për shitjen e biletave ‘tiks.app’ ka rënë nga sistemi.

Kësisoj, shumë nga tifozët e qytetarët e Kosovës kanë mbetur pa bileta dhe janë të frustruar me sistemin e shitjes së biletave online dhe kompaninë në fjalë.

Osman Dakaj përmes një komenti në postimin e ‘tiks.app’ në ‘Facebook’ ka treguar se si po bëhen ‘dallaveret’ nga kjo kompani me biletat e Përfaqësueses së Kosovës.

Ai pretendon se nga kjo kompani janë selektuar dhe lëshuar ‘IP’ vetëm për persona të cilët kompania dëshiron që t’iu shet bileta, duke bllokuar të tjerët. Gjithashtu, Dakaj tha se uebsajti i ‘tiks.app’ nuk ka pasur probleme dhe asnjëherë nuk ka rënë nga sistemi.

Kompania që përkujdeset për shitjen e biletave të ndeshjes së Kosovës, është përkujdesur që ta fshijë edhe këtë koment nga faqja e tyre. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë