Loading…

‘Dalim jashtë, rrihemi, vritemi, s’e kam problem’: Dy ish-miq përplasen me ujë në studio

  • 28/10/2019 | 18:28

‘Dalim jashtë, rrihemi, vritemi, s’e kam problem’: Dy ish-miq përplasen me ujë në studio

Në seancën e ndërmjetësimit në ‘Shihemi në gjyq’ që zhvillohet çdo javë me ndërmjetësim të Eni Çobani, përballë njëri-tjetrit kanë qenë dy miq të mirë të dikurshëm, por që sot përballen me një konflikt për çështje borxhi, transmeton Gazeta Metro.


Enveri i ka marrë në vitin 2010, 10 milionë lekë të vjetra Florit, por i ka kthyer vetëm gjysmën e borxhit. Gjatë seancës së ndërmjetësimit, Enveri fillimisht e mohoi t’i kishte borxh, më pas i tha që ta kam kthyer borxhin, por pas debatit mes tyre ai konfirmon se nuk ka ndërmend t’ia kthejë pjesën e mbetur të borxhit, pa i dhënë Flori një certifikatë pronësie.

Zoti Flori dhe Zoti Enver nuk përmbahen dhe lëvizin nga pozicionet e tyre në seancën e ndërmjetësimit duke lagur njëri-tjetrin me ujë. U desh ndërhyrja e stafit për të mos lejuar që situata të përshkallëzohej më tej.

Pavarësisht ndërhyrjes së zonjës Eni për të sqaruar zotin Enver se certifikata nuk ka lidhje me borxhin e marrë, ai nuk pranon t’i kthejë borxhin e marrë para 10 vitesh./klan/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë