Loading…

Dalin analizat – ‘Vita’: Produktet 100% qumësht, pa pluhur e vaj palme

  • 06/07/2026 | 20:24

Dalin analizat – ‘Vita’: Produktet 100% qumësht, pa pluhur e vaj palme

 

Qumështorja “Vita” njoftoi se kanë dalë rezultatet e analizave të kryera nga AUV-it për mostrat e produkteve të saj, të cilat sipas kompanisë konfirmojnë përbërjen dhe cilësinë e qumështit në treg, shkruan Gazeta Metro.


Sipas “Vita”-s, rezultatet  e pranuar për mostrat e datës 04.05.2026, tregojnë se produktet e saj janë të pastra dhe nuk përmbajnë përbërës të dyshuar si qumësht pluhur apo vaj palme.

“…rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën kohë, kompania bëri të ditur se pas takimeve me palët e përfshira është arritur dakordim që grumbullimi i qumështit nga fermerët të vazhdojë përkohësisht.

Ky vendim do të vlejë deri në publikimin e plotë të rezultateve të tjera të paralajmëruara nga institucionet brenda datës 13.07.2026.

Ndërkohë, në zhvillimet e fundit të këtij procesi, është bërë e ditur se pas marrëveshjes mes palëve, “Vita” do të rifillojë nga sonte pranimin e qumështit të freskët nga fermerët, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pritet të publikojë edhe analizat e tjera të mostrave të marra në këtë dhe qumështore të tjera në vend.

Në fund, “Vita” ka falënderuar konsumatorët për besimin dhe fermerët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj cilësisë dhe standardeve në prodhim./gazetametro.net

‘Mos na lini pa bukë!’: ‘Vita’ rikthen grumbullimin e qumështit, priten rezultatet e analizave nga AUV’i

VITA i reagon AUV’it: Publikuam analiza të mëhershme, rezultatet e 2 korrikut ende në pritje

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë