Loading…

Dalin detaje të reja: Haxhi Shalës i mbeti hatri se e bënë ministër këtë person

  • 04/06/2020 | 22:23

Dalin detaje të reja: Haxhi Shalës i mbeti hatri se e bënë ministër këtë person

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka kërkuar poste ministrore në Qeverinë Hoti, por se partia e tij i bëri nderë dy herë një njeriu, shkruan Gazeta Metro.


Sipas tij, Nisma e ka bërë ministër dy herë Skender Reçicën, e që për një gjë të tillë thotë se nuk pati nevojë.

“Shembull Skender Reçica, i kanë bërë nderë dy herë, ka qenë njëherë ministër. Nuk ke nevojë, pse të bëhet sërish. Kryesia e partisë duhet të vendosë për çdo emërim”, tha Shala në Debat Plus.

Shala për disa anëtarë të Nismës, tha se nuk pajtohet që ata të monopolizojnë partinë dhe se duhet së bashku të vendosin për propozimet.

“Unë nuk i votojë njerëzit që nuk kanë sjellur vota në parti, i cili nuk ka shërbyer në ngritje të partisë”, ka deklaruar ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë