Kanë dalur në pah detaje të reja në lidhje me sulmin brutal ndaj ish-kryenegociatorit serb për Kosovën, Borko Stefanovic, i cili u sulmua në Krusevac të Serbisë.
Stefanovic është sulmuar nga shtatë persona të cilët në këtë vend njihen se kanë të kaluar kriminale, shkruan gazetametro.net
Njëri nga sulmuesit është identifikuar nga Policia si 17 vjeçar, ndërsa pritet edhe identifikimi i të tjerëve.
Policia gjithashtu ka thënë se nuk dihet për shkallën e lëndimit, por dyshohet se është shumë i rëndë. /gazetametro.net