Loading…

Dalin detaje të reja tronditës për vdekjen e Maradonës

  • 26/10/2021 | 11:26

Dalin detaje të reja tronditës për vdekjen e Maradonës

Trajtimi mjekësor që mori Maradona ishte shumë i keq, prandaj ai vdiq. Ka kaluar pothuajse një vit nga vdekja e Diego Armando Maradonës, por detaje të reja vazhdojnë të dalin mbi ditët e tij të fundit. Këtë herë, për t’i zbuluar ato mendon Matias Morla, ish-avokat i “Pibe de Oro”, i cili në dëshminë e tij të fundit gjyqësore drejton gishtin nga mjekët.


“Kishte shumë gabime, prandaj Diego vdiq, u fry dhe u fry i gjori, derisa i plasi zemra”, – tha Morla për shtypin ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit të San Isidros, ku dha një dëshmi të gjatë për tri orë.

Procesi vazhdon pa pushim për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së Maradonës. Hetimet po analizojnë përgjegjësinë e shtatë punonjësve shëndetësorë, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, i dyshuar për vrasje nga pakujdesia, një
vepër që përfshin dënime nga 8 deri në 25 vite burg.

Morla e quajti të çmendur vendimin e familjes për ta trajtuar Maradonën në shtëpi: “Është çmenduri, sepse sipas mjekëve, Diego nuk mund të largohej nga klinika Olivos”.

Akuza bazohet në supozimin se Maradona mori kujdes të pamjaftueshëm, nuk bënë asgjë për ta parandaluar këtë.

Komisioni mjekësor prej 20 ekspertësh konstatoi se Maradona qëndroi në agoni për orë të tëra dhe u braktis në fatin e tij, ndërsa vlerësoi se ekipi mjekësor i drejtuar nga Luque ka aplikuar trajtim “të pamjaftueshëm, të mangët dhe të pamatur”.

Morla tha se herën e fundit që e pa Maradonën, më 16 nëntor, “ai kishte një zë të çuditshëm, robotik, shumë të lartë dhe me ndërprerje. I informova të gjithë në shtëpi për gjendjen në të cilën ishte Diego”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë