Loading…

Dalin exit-pollet e para në Amerikë

  • 08/11/2016 | 23:41

Dalin exit-pollet e para në Amerikë

Tashmë kanë filluar të dalin exit-pollet e para të cilat kanë parashikuar fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sipas një sondazhi të realizuar nga televizioni amerikan CNN, rreth 44 përqind e votuesve duan që presidenti i ardhshëm të ketë “eksperiencë dhe gjykim të mirë”, cilësi të cilat i ka kandidatja demokrate Hillary Clinton. 

Në anën tjetër, 38 përqind kanë thënë se duan që presidenti i ri të jetë “ndryshe” nga paraardhësit. Këta llogariten të jenë votues potencialë të kandidatit nga radhët e republikanëve, Donald Trump.

Ndërkaq, një tjetër exit-poll i realizuar nga televizioni amerikan FOX e nxjerr Clintonin në avantazh ndaj Trumpit me 3 përqind, 49 kundrejt 46 përqind. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë