Loading…

Dalin formacionet zyrtare mes Man City dhe Man United

  • 02/10/2022 | 14:14

Dalin formacionet zyrtare mes Man City dhe Man United

Do të zhvillohet sot derbi lokal i Premier Ligës ku do të ballafaqohen Manchester City dhe Manchester United.


“Etihad Stadium” do të jetë arena e ballafaqimit të këtyre dy skuadrave që po kalojnë nëpër një formë të jashtëzakonshme të rezultateve dhe synojnë titullin kampion në këtë edicion.

“Djajtë e Kuq” kanë katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit, kurse “Citizens” kanë dy barazime dhe tre fitore.

Skuadra e Pep Guardiolas renditet në vendin e dytë me 17 pikë, kurse ajo e Erik Ten Hag pozicionohet e gjashta me 12 pikë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Walker, Akanji, Ake, Cancelo, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Foden, Haaland, Grealish.

Manchester United: De Gea, Martinez, Fernandes, Rashford, Malacia, Eriksen, Varane, Dalot, Antony, Sanco, McTomminay.

.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë