Loading…
Dalin në shitje biletat për ndeshjen që Kosova e luan ndaj Bullgarisë, çmimet arrin deri në 143 euro
  • 23/04/2019 | 16:08

Dalin në shitje biletat për ndeshjen që Kosova e luan ndaj Bullgarisë, çmimet arrin deri në 143 euro

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje kualifikuese për “Euro 2020” gjatë muajit qershor të këtij viti, ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, transmeton Gazeta Metro.


Me Malin e Zi luan më 7 qershor, kurse kundër Bullgarisë luan pas tre ditëve, më 10 qershor. Dhe për ndeshjen ndaj bullgarëve tashmë ka filluar shitja e biletave.

‘’Këto janë çmimet e biletave:

Biletat për sektorin A – 20.45 euro
Biletat për sektorin B – 15.35 euro
Biletat për sektorin C dhe D – 6.15 euro
Biletat për sektorin VIP 1 – 143.40 euro
Biletat për sektorin VIP 2 – 51.15 euro

Biletat mund të blihen në: OMV, Orange Center, Office 1 Superstore, Postën e Bullgarisë, Qendra e Biletave në Pallatin Kombëtar të Bullgarisë për Kulturë, Arena Armeec dhe Technopolis’’ – thuhet në njoftimin nga Federata e Bullgarisë.

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin “Vasil Leski”. Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” kishte përfunduar me rezultatin 1-1./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë