Loading…

Dalin pagat për zjarrfikësit: Do të paguhen edhe për orët jashtë orarit

  • 26/03/2020 | 17:52

Dalin pagat për zjarrfikësit: Do të paguhen edhe për orët jashtë orarit

Ministria e Financave dhe Transfereve sot ka njoftuar se është bërë procedimi i pagave për përfituesit e pagave nga buxheti i Kosovës, derisa zjarrfikësit do të kompensohen edhe për obligimet e mbetura për 2019, për orët jashtë orarit, punën gjatë festave dhe ndërrimeve të natës.


Pagesa ishte paraparë të realizohet në pagën e prillit, por kjo është bërë me urgjencë këtë muaj.

“Shpresojmë se institucionet shtetërore do të angazhohen që zjarrfikësve t’u krijohen kushte për punë dhe të jenë sa me të përgatitur që misioni i tyre i shenjtë për shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale të kryhet çdo herë me sukses”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës.

Kujtojmë që edhe ekipet e zjarrfikësve janë angazhuar që të parandalohet virusi COVID-19.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë