Loading…

Dalin pamje të reja: Vjosa Osmani e Xhavit Ukaj të buzëqeshur në Prizren, dikur kishin raporte të mira

  • 12/07/2020 | 22:19

Dalin pamje të reja: Vjosa Osmani e Xhavit Ukaj të buzëqeshur në Prizren, dikur kishin raporte të mira

Ditë më parë ndodhi një konflikt në Kuvendin e Kosovës. Në fakt në përleshje verbale u përfshinë dy bashkëpartiakë, Vjosa Osmani e Xhavit Ukaj, e që për pak eskaloi edhe në fizike. Sidoqoftë, këto dy figura dikur siç duket kanë pasur raporte shumë të mira, shkruan Gazeta Metro.


Seanca e para disa ditëve në Kuvend, ku po pritej të votohej rishikimi i buxhetit u ndërpre nga Vjosa Osmani, pasi për pak sa nuk eskaloi situata.

Fjalë fyese e ofenduese kishte nga disa deputetë në drejtim të njeri tjetrit, por ishte Xhavit Ukaj nga LDK që mësyu drejt foltores së Osmanit, duke e bartur kështu konfliktin nga fjalët tek veprimi fizik.

Mirëpo i njëjti u ndalua nga disa deputetë e ministra që ishin pjsëmarrës në seancë.

Sidoqoftë, dy bashkëpartiakët që për pak u përfshinë në konflikt më të ashpër, dikur siç duket kanë pasur raporte shumë të mira.

Madje, ekzistojnë edhe fotografi të tyre, ku shihen shumë të buzëqeshur në Prizren, shkruan Gazeta Metro.

Kjo mund  të shihet edhe në pamjet më poshtë.

Ndërkaq, ditë më parë qarkulloi një video në internet, ku Vjosa Osmani gjatë fushatës e thërriste në mënyrë të veçantë emrin e kandidatit për deputet, Xhavit Ukaj, si shenjë miqësie.

Kujtojmë se kohëve të fundit raportet e Vjosa Osmanit me anëtarë të LDK’së janë ashpërsuar, madje kjo e fundit u shkarkua nga pozita e saj si nënkryetare e partisë, pasi siç u tha nga këta të fundit, nuk po i përkrahë interesat e tyre./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë