Loading…
Dalin pamjet e rrahjes ndërmjet Petrovic’it dhe zyrtarit të Listës Serbe
  • 20/03/2019 | 16:06

Dalin pamjet e rrahjes ndërmjet Petrovic’it dhe zyrtarit të Listës Serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petrovic ka thënë se është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Petrovic tha se personi i cili e sulmoi është Milan Kostic, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Ai tha se ky sulm nuk është i rastit, dhe se ata nuk mund ta frikësojnë.

Përkundër kësaj, në një reagim të Listës Serbe pretendohet se është pikërisht Milano Kostic ai që është sulmuar nga ana e Sllobodan Petrovic’it.

Ndërkohë, është pikërisht Lista Serbe, ajo e cila ka publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet “sulmi nga ana e Sllobodan Petrovic në anëtarin e tyre”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë