Loading…

Dalin pamjet e vjedhjes së kasafortës 750 kg në Britani

  • 28/09/2021 | 18:20

Dalin pamjet e vjedhjes së kasafortës 750 kg në Britani

Mediat britanike kanë publikuar së fundmi momentet dramatike të 4 hajdutëve që grabitën një argjendari të vogël javën e kaluar, duke i shkaktuar pronarëve një dëm prej më shumë se 700 mijë eurosh.

Ngjarja u regjistrua në një qendër tregtare në Surrey dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë momentin që përfundoi me rrëmbimin e kasafortës së argjendarisë.

Në video shihen qartë katër hajdutët e maskuar që mbërrijnë në ambientet e qendrës tregtare me një Ford Focus. Ata thyenë xhamat e derës kryesore me vare dhe hynë brenda.

Duket se grabitësit e kishin pikasur më herët objektivin e tyre. Ata shkuan në katin ku ndodhej argjendaria dhe gjetën kasafortën e saj. Ata e morën atë ndonëse ishte 750 kg dhe e hodhën nga dritarja.

Kasaforta ra në tokë por nuk u dëmtua. Vështirësia më e madhe për hajdutët më pas ishte si ta hipnin atë në bordin e makinës së tyre Ford Focus. Videoja tregon qartë se si të katërt angazhohen maksimalisht për të ngritur kutinë e sigurt në makinë. Pas shumë përpjekjesh ata arritën ta merrnin atë.

Pronarët e argjendarisë shprehen se sa e kishin blerë kasafortën dhe mendonin se ishin të sigurt duke bërë dhe një gabim të madh që të mos siguronin mallin e tyre me vlerë./A2

https://www.dailymail.co.uk/news/article-10034145/Shocking-moment-masked-gang-make-500-000-worth-jewellery-Rolex-watches-Surrey.html#i-7806168f4771d2e0

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë