Loading…

Dalin pamjet: Ja me kë i shkëmbyen fanellat lojtarët e Kosovës

  • 11/09/2019 | 13:08

Dalin pamjet: Ja me kë i shkëmbyen fanellat lojtarët e Kosovës

Futbollistët e Kosovës kanë shkëmbyer fanellat me lojtarët anglezë, në përfundim të ndesjes në “St Mary’s”.

Mbrëmë në Southampton, Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 5:3 nga Anglia.

Federata Angleze e Futbollit ka publikuar pamjet nga tunelli, në prag të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj.

Në pamjet që ka publikuar federata angleze, shihen se futbollistët e Kosovës kanë shkëmbyer fanella me ata të Anglisë.

Sulmuesi Atdhe Nuhiu, i cili luan në Angli te Sheffield Wednesday, është parë duke shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Chelseat, Ross Barkley.

Ndërkaq, portieri Aro Muriq ka shkëmbyer fanellën e tij me asin e Man Cityt, Raheem Sterling.

Pamjet mund t’i shikoni nga minuta 6:10 në videon më poshtë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë