Loading…

Dalin pamjet: Kështu u aksidentua për vdekje 25 vjeçari në Fushë Kosovë

  • 25/04/2018 | 14:49

Dalin pamjet: Kështu u aksidentua për vdekje 25 vjeçari në Fushë Kosovë

Aksidentet e shumta me fatalitet kanë krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në komunikacionin rrugor në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se i riu që u aksidentua dje me motoçikletë në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë sot.


Motoçikleta ishte përplasur me një furgon, ndërsa i riju nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra, shkruan gazetametro.net.

Më poshtë mund të shihni videon e aksidentit ku i riu humbi jetën në këtë aksident.

https://www.facebook.com/156715774383606/videos/1635272346527934/

Ky person është Granit Neziri 25 vjeçar, ku përmes fotografive në rrjetet sociale shihet se ai i kishte pasion motoçikletat, shkruan gazetametro.net.

Metro kishte raportuar dje për aksidentin në fjalë dhe kishte njoftuar për gjendjen e rëndë të të aksidentuarit.

Edhe klubi i motoristëve “MOTO Prishtina” ka reaguar sot përmes një statusi në rrjetin social facebook, ku kanë parë me shqetësim gjendjen e motoristëve në Kosovë, ata po thojnë se nuk po respektohen, ata po kërkojnë të ketë më shumë vetdisim, shkruan gazetametro.net.

Më poshtë keni reagimin e plotë:

“Nuk po na shohin as nuk dojn me na pa
ne rrug me motorra jemi objekt i vogel.

Per shum njerz qe nuk i din as rregullat e komunikacionit as nuk dojn mi dit po nale pak kqyr a ka naj sen tani nisu.

Te del perpara se motorri eshte me i vogel nalet aj ose hajt hiqu tina se po na bajn zhurum
po edhe na jem njerz edhe na kem drejta edhe na kryjm pun me motorra si ti me vetur ose me at kamionten qe ja nxuni rrugen kti shokut ton , nuk eshte motorristi i pare qe humb jeten ne komunikacion padrejtesisht , shpresoj qe kan me u vetdisu shum shpejt.”

Prej 1 janarit të vitit 2018, deri sot në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur, 10 aksidente trafiku me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 11 persona./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë