Fabrika e çelikut në Azovstal të Mariupol ra më në fund këto ditët e fundit, pas rezistencës disajavore që kishin bërë ushtarët ukrainas aty. Pas përfundimit të rezistencës, një mbrojtës i Azovtsal i quajtur Kozatsky ndau me publikun pamje nga fabrika në ditën e fundit të luftimeve aty, shkruan Gazeta Metro.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ndau nje video 4 minutëshe në Twitter duke treguar tmerrin që kanë përjetuar ushtarët e ngujuar në Azovstal.
📽️ “Last day at #Azovstal” by #Mariupol defender @Kozatsky_D#StandWithUkraine️ 🇺🇦 #StandUpForUkraine#ArmUkraineNow pic.twitter.com/D7syLzXtoh
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) May 21, 2022
Rusët raportuan dje se grupi i fundit i luftëtarëve në Azovstal, që sipas tyre përbëhet nga 531 njerëz, është dorëzuar më në fund dhe ukrainasit janë kapur nga ushtria ruse.
“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.
Ministria tha se që nga 16 maji, 2.439 “neo-nazistë nga Azov dhe trupat ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut “ulën armët dhe u dorëzuan.”
“Grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua sot”, thuhet më tej në raportimin e tyre.
Ukrainasit qëndruan heroikisht për javë të tëra jo vetëm në Azovstal por në të gjithë qytetin e Mariupolit, mirëpo trysnia e madhe e sulmeve ruse mbi këtë qytet e bëri të veten dhe në fund, për fat të keq të mbrojtësve ukrainas, Rusia e ka nën kontroll qytetin-port të Mariupol./gazetametro.net