Loading…

Dalin pamjet: Njerëzit të frikësuar duke ikur pas tërmetit në Turqi

  • 24/01/2020 | 19:29

Dalin pamjet: Njerëzit të frikësuar duke ikur pas tërmetit në Turqi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Turqinë, me magnitutë 6.8, e cila është ndjerë në tërë vendin. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar edhe sa janë dëmet e shkaktuara, shkruan Gazeta Metro.


Mediat turke kanë publikuar pamjet ku njerzit shihen duke ikur.

Tërmeti sapo ka rënë dhe akoma nuk ka të dhëna se ku ka qenë epiqendra apo nëse ka dëme.

Kujtojmë, që edhe para dy ditëve Truqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,4. Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha në një deklaratë se tërmeti ishte 5.4 në shkallën Rihter dhe ndodhi në rrethin Akhisar të provincës Egjean Manisa.

Dy dridhje të tjera u regjistruan gjithashtu pas tërmetit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë