Loading…
Dalin pamjet: Ushtarët amerikanë gati u përplasen me ata rusë, kjo është arsyeja
  • 09/06/2019 | 12:33

Dalin pamjet: Ushtarët amerikanë gati u përplasen me ata rusë, kjo është arsyeja

Marina e SHBA’së ka njoftuar se i është shmangur për pak një incidenti me shkatërruesen ruse Udaloyi, kjo pasi që kjo e fundit bëri një qasje të pasigurt dhe joprofesionale, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter, Marina njofton se ngjarja ka ndodhur më 7 qershor në Detin e Filipineve.

Siç bëhet e ditur anija amerikane me raketa, USS Chancellorsville, u shamng për pak nga përplasja me atë ruse, Udaloyi DD 572.

Ushtarët amerikanë bëjnë të ditur se ata rusë nuk kanë qenë aspak të shqetësuar se sa ishin afër një incidenti të tmerrshëm, i cili do të mund të përfundonte shumë keq.

Për më shumë, shihni pamjet më poshtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë