Ministria e Mbrojtjes sapo ka publikuar rezultatet e testit fizik të kandidatëve për rekrut në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor, shkruan Gazeta Metro.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë të shtrojnë ankesa sipas datave të caktuara.
“Afati i ankesës është dy ditë me datë 08.12.2021 dhe 09.12.2021 nga ora 0900 deri 1500 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Këtu keni postimin e plotë nga ministria përkatëse ku mund t’i gjeni dhe rezultatet. /gazetametro.net