Loading…

Dalin rezultatet e para të referendumeve ruse në Ukrainë, 98% votojnë pro-bashkimit me Rusinë në Zaporizhzhia

  • 27/09/2022 | 18:05

Dalin rezultatet e para të referendumeve ruse në Ukrainë, 98% votojnë pro-bashkimit me Rusinë në Zaporizhzhia

Shumica dërmuese e banorëve në rajonet e okupura të Ukrainës kanë votuar “pro” bashkimit me Rusinë, sipas agjensisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.


Të ashtuquajturit referendume janë mbajtur në katër rajone të Ukrainës, që tashmë janë nën kontrollin e Rusisë, në përpjekje për të legjitimuar rajonet e okupuara.

Si Perëndimi ashtu edhe Ukraina i kanë dënuar referendumet si një “gënjeshtër”, dhe është raportuar se ukrainasit kanë votuar nën kërcënimin e armës.

RIA the se numërimet fillestare tregojnë se bazuar në 14% të votimeve të numëruara në Kherson, 96.7% kanë votuar pro, kurse në Zaporizhzhia, pas 18% të votave të numëruara, 98.19% e votuesve kanë votuar pro bashkimit me Rusinë.

Rezultatet përfundimtare priten të publikohen nesër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë