Loading…

Dalin rezultatet e SBASHK: 54% e mësimdhënësve janë për pezullim të grevës, 45% kundër

  • 30/09/2022 | 21:47

Dalin rezultatet e SBASHK: 54% e mësimdhënësve janë për pezullim të grevës, 45% kundër

Kanë dalë rezultatet përfundimtare nga votat e mësimdhënësve të cilët janë pyetur për pezullim ose vazhdim të grevës, shkruan Gazeta Metro.


Nga njoftimi i fundit i SBASHK, 54% e mësimdhënësve kanë votuar për pezullim të grevës, pra rikthim të mësimit të hënën.

Sipas të njëjtit njoftim, 45% e anëtarësisë është shprehur kundër pezullimit të grevës.

SBASHK thotë se në votim kanë marrë pjesë 21.516 anëtarë ose 86.91%. Nga këta, 11.809 mësimdhënës kanë votuar për pezullim të grevës. Në anën tjetër, 9.707 anëtarë kanë qenë të mendimit që greva të vazhdojë.

Këto rezultate do t’i dërgohen Këshillit Grevist të BSPK’së dhe më pas do të shpallet vendimi lidhur me grevën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë