Loading…

Dalin statistikat zyrtare: Shkojnë në qiell çmimet e konsumit në Kosovë

  • 10/09/2022 | 08:46

Dalin statistikat zyrtare: Shkojnë në qiell çmimet e konsumit në Kosovë

Çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 13,0% në muajin gusht të këtij viti, krahasuar me muajin gusht të vitit 2021.


Sipas Agjecisë së Statistikave të Kosovës, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it.

Rritjet janë si më poshtë:

Vajrat dhe yndyrat ushqimore (52,1%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (48,6%), buka dhe drithërat (32,4%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (32,0%), qumështi, djathi dhe vezët (26,2%), gazi (26.1%), mishi (22,5%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,7%), shërbimet për transport (17,9%), kafja, çaji dhe kakao (17,6%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (15,7%), shërbimet hoteliere (14,9%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (14,3%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (12,2%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (11,3%), kujdesi personal (8,9%), pushime të organizuara (7,9%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (7,3%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (6,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6,2%), gjërat personale (5,9%), pajisje shtëpiake (5,4%), blerja e automjeteve (5,3%), duhani (5,3%), pijet alkoolike (5,2%), produktet farmaceutike (4,6%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,2%), mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 13,3 për qind në IHÇK-it.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë