Loading…

Dalje masive e qytetarëve dje nëpër kafiteri: Policia e Inspektorati nuk raportojnë për shkelje të masave

  • 01/08/2020 | 14:23

Dalje masive e qytetarëve dje nëpër kafiteri: Policia e Inspektorati nuk raportojnë për shkelje të masave

Festa e Kurban Bajramit gjatë ditës së djeshme ka bërë që shumë qytetarë mbrëmë të dalin në sheshet dhe kafeteritë e qyteteve për të festuar, shkruan Gazeta Metro.


Edhe pse masat e reja të Qeverisë së Kosovës ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave, sheshet e qyteteve në dhe kafeteritë  janë vërshuar nga qytetarët pa mbajtur as distancë fare.

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës nuk është raportuar se ndonjë person apo kafiteri ka thyer rregullat e marra nga Qeveria e Kosovës për COVID-19.

Metro ju sjellë një video nga Prizreni dje si ishte atmosfera atje ku distanca fizike dhe disa rregulla tjera po përfilleshin atje.

 

Rreth 600 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Unviversitare dhe spitalet e tjera të vendit, 398 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 8 mijë e 330, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë