Loading…

Dallavere me vota: Aktakuzë ndaj anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosjes

  • 22/10/2019 | 14:47

Dallavere me vota: Aktakuzë ndaj anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosjes

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit Q.R, aktivist i Vetëvendosjes, për shkak të veprës penale parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar, transmeton Gazeta Metro.


Sipas aktakuzës, i pandehuri në ditën e zgjedhjeve më 6 tetor, rreth orës 9h, duke qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i Këshillit iniciues të kësaj partie, në pikën e votimit në Pozharan, në mënyrë të kundërligjshme ka ndikuar në përcaktimin e lirë të votuesit, në atë mënyrë që në oborrin e shkollës së mesme ‘’Kuvendi i Manastirit’’, e kishte ndalë bashkëfshatarin e tij L.A., me ç’rast të njëjtit i kishte dhënë dy letra, njëra me numrat e kandidatëve të Vetëvendosjes dhe tjetra si fotoalbum me të gjithë kandidatët për deputetë nga ana e kësaj partie, me qëllim që i njëjti të votonte për kandidatët e këtij subjekti politik, të preferuar nga i pandehuri.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë