Loading…

Dallaveret me lista: Disa veteranë të rrejshëm fillojnë të tërhiqen vullnetarisht

  • 16/11/2019 | 21:56

Dallaveret me lista: Disa veteranë të rrejshëm fillojnë të tërhiqen vullnetarisht

Një ish-ushtar i vërtetë i UÇK’së ka treguar se si veteranët e rrejshëm po largohen me vullnetin e tyre nga lista e veteranëve të luftës, ai ka thënë se në vazhdim do të ketë edhe të tjerë që do të tërhiqen, shkruan Gazeta Metro. 


Faik Zogaj nga Malisheva, organizator i disa protestave kundër veteranëve të rrejshëm, ka thënë për Gazetën Metro, se pas një bisede me një person që në fakt nuk ka marrë pjesë në luftë, ai vullnetarisht është tërhequr nga lista e vetëvrarëve.

Personi me inicialet A.G, nga Klina (emër i njohur për redaksinë), është tërhequr vullnetarisht nga lisat e veteranëve, i cili nuk ishte pjesëmarrjes në luftën e fundit në Kosovës, mirëpo kishte arritur për të hyrë në listën e veteranëve përmes dallavereve.

Zogaj i cili ka shërbyer si ushtar në ‘Zonën e Drenicës’, ka thënë për Gazeta Metro se në ditët në vazhdim pritet të ketë edhe shumë raste të tjera që do të tërhiqen.

 

Ai ka thënë se po bëjnë fushatë që të tërhiqen vullnetarisht të gjithë ata që  nuk kanë qenë pjesë e UÇK’së, të cilët nëpërmes rrugëve të ndryshme kanë arrit që të marrin pensionin e veteranit pa marrë pjesë as edhe një ditë në luftë.

Ai ka shtuar se A.G. ka qenë një kontribues i Luftës Çlirimtare, por jo ushtar-luftëtar, prandaj për kontribute të tilla duhet nderuar me mirënjohje si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje të kontributit të dhënë.

Duhet theksuar se afro 60 mijë veteranë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull dhe nga buxheti i shtetit të Kosovës, ani pse shpenzime marramendëse ka për pagat e tyre.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës, refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve.

Numri i madh i veteranëve të UÇK’së, ku në mesin e tyre janë edhe listat e veteranëve të rrejshëm po i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës, vetëm për gjashtë muaj janë harxhuar 40 milionë euro për pagat e tyre.

Musa Demiri, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se për 6 muajt e parë të vitit 2019, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë