Loading…

Dallimet e dhjetëshes së PDK’së sivjet dhe në zgjedhjet e kaluara

  • 16/01/2021 | 21:38

Dallimet e dhjetëshes së PDK’së sivjet dhe në zgjedhjet e kaluara

PDK’ja përdallim nga viti 2019, në këto zgjedhje do të shkojë pa kryetarin e saj, Kadri Veselin.

Zëvendësi i tij, Enver Hoxhaj, në dhjetëshen e këtyre zgjedhje ka bërë disa ndryshime, shkruan Express.

Në vitin 2019, menjëherë pas Veselit, në listë vinte Hajredin Kuqi. Nërkohë në këto zgjedhje, Kuqi ka vendosur të mos kandidojë për deputet. Numrin e tij, në listën e Enver Hoxhajt e bart Uran Ismaili.

Numrin tre në listë e mban Eliza Hoxhaj, njëjtë si në zgjedhjet e 2019, shkruan Express.

Numrin e Enver Hoxhajt në vitin 2019 tash e mban Bedri Hamza, i përfolur si kandidat i mundshëm për kryeministër nga PDK’ja.

Në vitin 2019, numrin 5 në PDK e mori Valon Murati, i cili cuditërisht nuk u zgjodh deputet. Ndërsa në këto zgjedhje këtë numër do ta mbajë Memli Krasniqi.

Besa Ismaili Ahmeti e cila mbante numrin 6 në zgjedhjet e kaluara, këtë vit ka mbetur jashtë dhjetëshes së PDK’së. Këtë numër e mban mbesa e Hashim Thaçit – Evgjeni Thaci Dragusha.

Xhavit Haliti i cili nuk ishte kandiduar fare në zgjedhjet e kaluara, këtë vit mban numrin 7.

Numrin tetë të Bedri Hamzës në zgjedhjet e kaluara e mban Bajrush Xhemajli.

Numrin nëntë në këto zgjedhje e mban Blerta Deliu Kodra, njëjtë si në zgjedhjet e tjera.

Ndërkohë numri dhjetë i zgjedhjeve të kaluara, Uran Ismaili, në këto zgjedhje është menjëherë pas Enver Hoxhajt, pra bart numrin dy.

Dhjetëshja e PDK’së në këto zgjedhje.

Dhjetëshja e PDK’së në zgjedhjet e kaluara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë