Loading…

“Danas”: Thaçi po e përgatit terrenin për marrëveshje me Vucicin

  • 18/09/2018 | 08:36

“Danas”: Thaçi po e përgatit terrenin për marrëveshje me Vucicin

Thaçi do të ishte “më se i kënaqur me marrëbeshjen e cila nuk do të thoshte njohje eksplicite e Kosovës nga ana e Beogradit, por do t’ua mundësonte Prishtinës të fitojë anëtarësinë në OKB”, i kanë thënë burime diplomatike gazetës beogradase

Porosinë e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi se “Perëndimi nuk mund ta bindë Serbinë për ta njohur Kosovën” përfaqësesit e qarqeve diplomatike dhe ndonjë politikan i opozitës së Serbisë sipas gazetës beogradase “Danas” e interpretojnë si shenjë se Thaçi do të ishte “më se i kënaqur me marrëbeshjen e cila nuk do të thoshte njohje eksplicite e Kosovës nga ana e Beogradit, por do t’ua mundësonte Prishtinës të fitojë anëtarësinë në OKB”, përkundër retorikës së tij të mëhershme se marrëveshja finale nuk është e mundur në qoftë se “Serbia e Kosova nuk njihen reciprokisht”.

Sipas bashkëbiseduesve të gazetës, është e mundur se Thaçi me deklaratat më të reja po e përgatit terrenin për marrëveshje me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vucic, transmeton gazetametro.net.

Siç thonë jozyrtarisht diplomatët, edhe më tej ekzistojnë pritjet se “vendet e quintit” – ShBA-ja, Gjermani, Franca, Britania e Madhe e Italia “do të kenë rolin vendimtar në definimin e statusit përfundimtar të Kosovës”, si edhe se Perëndimi do t’u jep mjaft kohë Beogradit e Prishtinës që marrëveshjen e ardhshme ta zbatojnë në praktikë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë