Loading…

Dani Alves kërkon pafajësinë, punëson avokatin e Leo Messit

  • 24/01/2023 | 17:02

Dani Alves kërkon pafajësinë, punëson avokatin e Leo Messit

Avokati prestigjoz Cristobal Martell do të marrë nga kjo e martë mbrojtjen e Dani Alves në rastin e tij të përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor në klubin e natës Sutton në Barcelonë.


Themeluesi i “Martell Abogados” do të ndajë mbrojtjen e futbollistit me Miraida Puente, e cila deri më tani ishte avokate e brazilianit.

Ky vendim vjen pasi u bë e ditur se avokati Martell ka qenë i njëjti që ka qenë në krye të procedurave të emigracionit kur futbollisti brazilian mbërriti në kampionatin spanjoll Për këtë arsye, familja e lojtarit ka vendosur të shtojë në mbrojte të tij një prej avokatëve më me reputacion në fushën penale.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi u bë e ditur se drejtësia po e largonte futbollistin nga burgu me synimin për të garantuar sigurinë dhe bashkëjetesën normale në një modul rezidencial.

Avokati Martell vitet e fundit ka drejtuar mbrojtjen e familjes Puyol, atë të Leo Messit dhe të Barcelonës në rastin e Neymar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë